LajmeMaqedoni

Nuk i ndali as pandemia,as pritjet e gjata nëpër kufi..

Nuk i ndali as pandemia…As pritjet e gjata nëpër kufi… Nuk i ndalën as kufizimet, as masat, as restriksionet, as protokollet, madje as virusi…Erdhën në vendlindje, duke sjellë një pikë shprese në këtë amulli dhe depresion kolektiv. Të jemi të sinqertë, nuk i prisnim… Qëmoti nuk i kthenim kokat drejt portave duke u mjaftuar me takimet virtuale përmes internetit. Por, ja erdhën! Jo sepse në vendet perëndimore paska masa më shtrënguese se tek ne, jo se atje nuk punojkan lokalet… Erdhën se e duan këtë tokë. Erdhën sepse ende kanë familjet e tyre, që kurrë nuk u pajtuan që të çmallen vetëm përmes ekranit të celularëve apo kompjuterëve…Erdhën se kanë miq, shokë, dashamirë … Erdhën për ta përcjellur në pakthim, bashkë me ne, këtë vit të mbrapsht.

Erdhën se ashtu janë mësuar… Erdhën për të sjellë dritën në fundin e tunelit letargjik…Erdhën për të sjellë mirëqenie dhe injeksionin më se të domosdoshëm ekonomik, që për dallim nga pakot qeveritare, nuk duhet të kontrollosh nëse je apo s`je në listë…Në listën e tyre, Ne jemi qëmoti, pa përjashtim.

Duam apo s`duam ta pranojmë, vlera më e madhe e këtij vendi, aktualisht është jashtë kufijve, e shpërndarë gjithandej botës. Këtu kanë mbetur vetëm ata që nuk kanë mundësi të largohen…

Ata erdhën për Ne, për të gjithë Ne…Me sakrifica, me çmimin e infektimit, me çmimin e karantinimit, me maltretime nëpër kufij, shpeshherë të përbuzur nëpër vendbanimet e tyre, të përbuzur nga shteti…

Erdhën për të na dhënë leksione, se si respektohet vendlindja, familja, farefisi, shoqëria, miqësia, solidariteti…tipare këto që në kohë pandemie, thuajse ishin zvetënuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close