
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në kuvedin e degës së BDI-Çair ka theksuar se kuvendi i sotëm i degës së BDI-së në Çair ka konfirmuar edhe njëherë forcën e organizimit tonë dhe vlerat mbi të cilat ndërtojmë rrugëtimin tonë politik, shkruan Top24
Ahmeti më tej shtoi se Besoj fuqishëm se marrëdhëniet ndërnjerëzore janë themeli i çdo suksesi. Respekti, solidariteti dhe bashkëpunimi mes nesh janë ato që na mbajnë të bashkuar dhe na bëjnë më të fortë përballë çdo sfide.
Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Çairit, një takim që rikonfirmoi forcën e organizimit tonë dhe vlerat mbi të cilat ndërtojmë rrugëtimin tonë politik.
Besoj fuqishëm se marrëdhëniet ndërnjerëzore janë themeli i çdo suksesi. Respekti, solidariteti dhe bashkëpunimi mes nesh janë ato që na mbajnë të bashkuar dhe na bëjnë më të fortë përballë çdo sfide.
Me respekt të veçantë vlerësoj rolin e Komitetit të Veteranëve, të cilët me kontributin, përvojën dhe sakrificën e tyre vazhdojnë të jenë frymëzim për brezat e rinj. Njëkohësisht, falënderoj nëndegët dhe këshillat vendorë, të cilët janë zemra e organizimit tonë dhe ura më e fortë e komunikimit me qytetarët.
I frymëzuar nga porositë e sotshme, mbetem i bindur se vetëm përmes unitetit, respektit të ndërsjellë dhe angazhimit të përbashkët mund ta forcojmë kauzën tonë dhe ta ruajmë vlerën më të madhe që kemi, unitetin kombëtar.
Së bashku vazhdojmë përpara, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë.




