
Kryetari aktual i Tearcës, Nuhi Neziri ka njoftuar se ka arritur të rikthejë profilin personal në platformën Facebook, njofton Top24
“Të nderuar vëllezër e motra!
Pas një ndërprerje të komunikimit tonë nëpërmjet Facebook, sot na konfirmuan rilidhjen tonë në këtë rrjet social.
Ju uroj të gjithëve shumë shëndet dhe komunikimi jonë gjithmonë të jetë në frymën e bashkërendimit dhe përcjelljes së çdo mesazhi!
Ju falenderoj për gjithë mirëkuptimin dhe kujdesin që keni treguar edhe për gjatë gjithë kësaj periudhe dhe shpreh mirënjohjen ndaj të gjithëve!
*Por me shumë kujdes dhe mirëkuptim ju kërkoj që sot në këtë ditë, të ju drejtohem me një thirrje, pasi po më përcjellin të gjithë dashamirësit, se dikush po tenton të hedh pluhur mbi autoritetin tim si kryetar i komunës sonë dhe autoritetin e familjes time!
Ju drejtohem me një kërkesë durimi sepse ju flas shumë sinqerisht, kam duruar gati 4 vite për mos u katandisur me gjithë këta zhurmues…por pas publikimit të sotëm ne jemi në pozicion mbrojtës për të ruajtur çdo vlerë dhe shenjtërim.*
*Të dashur ndjekësit e mi!
Ju njoftoj se pas këtij rasti kam kërkuar të jem personalisht i pranishëm në emisionin Klan Kosova ditën e hënë në drekë për të argumentuar dhe rrëzuar çdo pretendim të pallogaritshëm ndaj institucionit të komunës dhe institucionit të familjes time!*
Ju uroj një fundjavë të rehatshme dhe ju kërkoj ndjesë për çdo moment të ngarkuar që mund t’ua kem përcjellur në këtë lajmërim!”, tha Neziri.



