LajmeMaqedoniTopLajm

Nuhi Neziri pastron deponinë e egër mes fshatrave Gllogjë dhe Dobrosht, apelon të mos hudhen mbeturina

Komuna e Tearcës ka pastruar edhe një deponi tjetër në mes fshatrave Gllogjë dhe Dobrosht e cila ishte krijuar ndër vite dhe si e tillë ndote ambientin dhe rrethin përreth, shkruan Top24

Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri theksoi se kjo është një punë e vazhdueshme e jona dhe ekipit tim pasi kemi premtuar jetë më të mirë për të gjithë banorët e komunës sonë. Jam i vendosur që çdo ditë të jem krah tyre për të bërë më të mirën pasi bashkëqytetarët e mi meritojnë një jetë dinjitoze. Shfrytëzoj rastin të apeloj që së bashku të ndërtojmë një ambient të pastër për ne dhe brezat tanë sepse e kemi obligim, tha Nuhi Neziri.

“Njoftohen qytetarët e Komunës se Tearcës se është bërë pastrimi dhe rrafshimi i një pjese të vendit të quajtur Paravishte mes fshatrave Gllogjë dhe Dobrosht dhe ju lutemi që të mos hudhen mbeturina.
Me respekt, Komuna e Tearcës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close