BotaKurioziteteLajme

Norvegjia shkarkon 30 anëtarë të Gardës Mbretërore shkaku i përdorimit të drogës

Tridhjetë anëtarë të Gardës Mbretërore Norvegjeze do të shkarkohen nga shërbimi për shkak të përdorimit të drogës gjatë pushimit, njoftuan Forcat e Armatosura Norvegjeze.

Ushtria mori informacione se disa rekrutë përdorën drogë në një festë këtë verë. Pesë prej tyre e pranuan menjëherë se e kishin bërë dhe më vonë 25 të tjerë e pranuan.

Të 30 të rekrutuarit ishin anëtarë të njësisë së Gardës Mbretërore të Madhërisë së Tij, raportoi transmetuesi publik norvegjez NRK dhe gazeta VG.

Zëdhënësi i ushtrisë norvegjeze Brage Steinson Vik-Hansen i tha NRK se rekrutët do të shkarkoheshin nga ushtria, shkuan washingtonpost.

“I gjithë personeli në forcat e armatosura ka detyrime, nëse zbulojnë ose vërejnë se punonjësit apo rekrutët merren me drogë, të informojnë (eprorët) për këtë”, tha Steinson Wiik-Hansen për NRK.

Garda Mbretërore mbron familjen mbretërore norvegjeze. Anëtarët e saj ndërrojnë çdo ditë rojën përpara pallatit mbretëror në Oslo.

Njësia kryen detyra edhe në disa raste të veçanta, siç është dhënia e Çmimit Nobel për Paqen. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close