LajmeShowbiz

Nora Istrefi shfaqet superseksi me fustan të verdhe

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, shquhet për finesën dhe elegancën e saj skenike.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat e saj fotografi të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Nora ka publikuar disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft elegante me një fustan të verdhë.

Këngëtarja ka vënë në pah linjat e saj atraktive trupore, për të cilat tregohet gjithnjë e kujdesshme që të ndjekë me rregull ushtrimet në palestër.

Për ta bërë fotosesionin edhe më interesant, Istrefi ka pozuar pranë një veture luksoze në lagjen “Marigona”, ku edhe jeton.

Nora ka kohë që nuk ka publikuar për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, teksa është më e angazhuar në punën e saj të re si influencuese në rrjetet sociale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close