LajmeRajonTopLajm

Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë të ndodhë në pranverë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur një televizion malazez, për të dhënë detaje mbi dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e fundit për targat.

Në një intervistë të publikuar sot nga Gradska TV, ai ka thënë se Kosova po mbështetet në propozimin e BE-së, të përkrahur nga Gjermania dhe Franca, për arritjen e një marrëveshjeje.

Kurti, ka thënë se Kosova pret marrëveshja deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

“As marrëdhëniet tona nuk janë normale, normalizimi i marrëdhënieve do të thotë që në fund të kemi një marrëveshje, një marrëveshje ndërkombëtare që është juridikisht obliguese dhe në të cilën në fokus kemi njohjen reciproke, ju e dini që Kosova nuk e njeh Serbinë, Serbia nuk e njeh Kosovën dhe tani kemi një afat që ajo njohje reciproke të zbatohet diku në pranverën e vitit të ardhshëm. Kjo është marrëveshja që është arritur mbrëmë dhe që Serbia e ka pranuar”, ka theksuar Kurti.

Kurti ka thënë se Serbia e ka pranuar edhe hapjen e negociatave që do të bazohen në propozimin e Brukselit, të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA. Plani, ka thënë ai, është që në javën e ardhshme ose javëve në vijim të organizohet një takim në Bruksel, ku do të fillojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve.

Por problemi, sipas Kurtit, është t’i zihet besë se Aleksandar Vuçiq do ta respektojë marrëveshjen.

Kurti ka thënë se pa u përballur me të kaluarën dhe pa u distancuar nga Millosheviqi dhe Putini, Serbia nuk mund ta zgjedhë komunitetin evropian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close