LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski nga Saraji: Qeveria mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që ua kemi premtuar qytetarëve

Unë nuk do të ndalem te hollësitë që tashmë i përmendën kryetari i komunës dhe ministri. Dua t’i falënderoj për punën ekipore, sepse, siç dëgjuat, ky është projekt kapital me rëndësi jetike, projekt që synon të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve, të cilët praktikisht e ndërtojnë të ardhmen e tyre pikërisht këtu, pranë këtij projekti.

Gjithashtu, më lejoni ta falënderoj kryetarin e Komunës së Çairit, bashkëkryetar i VLEN-it, i cili, kur ishte ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, praktikisht e nisi procesin e zbatimit të këtij projekti, i cili sot bëhet realitet.

Dua t’i falënderoj edhe deputetët nga Saraji, të cilët angazhohen që Komuna e Sarajit të ketë më shumë projekte. Besoj se një punë e tillë në ekip sjell më shumë projekte dhe rezultate më të mira. Vetëm në këtë mënyrë mund ta arrijmë atë që qytetarët presin nga ne, politikanët.

Kjo Qeveri mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve dhe të premtimeve që kemi marrë përsipër si obligim. Nuk është e lehtë, ka shumë sfida. Nuk do të dëshpërohemi, sepse problemet e grumbulluara ndër dekada nuk mund të zgjidhen brenda natës, por kërkojmë mënyra dhe mundësi që sa më shumë nga prioritetet e qytetarëve të realizohen.

I falënderoj edhe qytetarët e Komunës së Sarajit për durimin dhe mirëkuptimin e tyre, derisa këto projekte filluan ngadalë, por me siguri, të realizohen. Falënderoj gjithashtu të gjithë kolegët nga Qeveria, të cilët së bashku tregojnë se si punohet në interes të qytetarëve dhe në interes të Maqedonisë si shtet.

Ju falënderoj edhe juve, mediave, që jeni sot këtu me ne dhe uroj që edhe në periudhën që vijon të gëzohemi për shumë fillime të tilla të suksesshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close