BotaTopLajm

Një xhami në Londër hap dyert dhe mundëson qytetarët aty të vaksinohen

Një xhami në Londër është kthyer në një pikë të përkohshme vaksinimi për fëmijët dhe ata mbi 68 vjeç me vaksinën AstraZeneca.

Vendimi u mor tre ditë pasi shërbimet shëndetësore në komunën e Londrës Tower Hamlets njoftuan se vetëm tre nga 200 qytetarët që ata kontaktuan iu përgjigjën thirrjes për vaksinim, tha Asad Jama, një zyrtar i komunitetit mysliman në Lindjen e Londrës, për The Guardian.

“Ne u thamë njerëzve se është e mençur të marrin vaksinën, pasi në këtë mënyrë ata ndihmojnë jo vetëm veten por edhe komunitetin. Si myslimanë, është e rëndësishme të shpëtojmë jetë njerëzish,” tha Jama.
Më shumë se dhjetë milion njerëz në MB kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19, tha të mërkurën ministri i Shëndetësisë Matt Hancock, duke e quajtur atë një arritje “jashtëzakonisht të rëndësishme”.

Britania synon të vaksinojë të gjithë njerëzit mbi moshën 70 vjeç, grupe shumë të rrezikuara dhe punonjës shëndetësorë në spitale deri në mes të shkurtit.

Shkalla e vaksinimit, në të cilën vaksina merret nga 400,000 njerëz në ditë, e vendos Mbretërinë e Bashkuar në vendin e tretë për sa i përket vaksinimit për 100 banorë, pas Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Ky është një moment historik i rëndësishëm në përpjekjet tona kombëtare për të luftuar pandeminë,” tha Hancock në Twitter, raportoi Reuters.

Vendi miratoi vaksinat e zhvilluara nga Pfizer / BioNTech, si dhe Universiteti i Oksfordit e AstraZeneca më herët se SHBA dhe Bashkimi Evropian, të cilat e lejuan atë të fillonte vaksinimin më herët.

Britania gjithashtu ka nënshkruar kontrata furnizimi me prodhuesit gjatë zhvillimit të vaksinës, duke shmangur kështu problemet e furnizimit që pengojnë programin evropian. /tesheshi.com/

Related Articles

Back to top button
Close
Close