BotaLajme

Një “varrezë” e tankeve rusë/ FOTO dramatike nga kurthi i ukrainasve, si u shkatërrua batalioni Moskës për 2 orë

Disa pamje dramatike satelitore tregojnë një “varrezë” të tankeve rusë me rreth 52 automjete të cilat u hodhën në erë nga trupat ukrainas në një betejë të vetme.

Batalioni rus, i papërgatitur, u bombardua teksa po përpiqej të kalonte lumin Donets në Ukrainë.

Lajmi vjen pasi forcat ruse u detyruan të ktheheshin nga periferia e qytetit lindor të Khrarkiv. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kundërofensiva kishte “çliruar” qytetin e dytë më të madh të vendit dhe fshatrat përreth dhe u kishte dhënë trupave të tij një linjë të qartë për të sulmuar forcat okupuese në qytetin strategjik të Izyum.

“Okupatorët po largohen gradualisht,” tha Zelensky ndërsa përshëndeti përpjekjet e forcave të tij ushtarake.

“Unë u jam mirënjohës të gjithë mbrojtësve tanë që po mbajnë vijnë dhe po demonstrojnë forcë vërtet mbinjerëzore për të dëbuar ushtrinë e pushtuesve.”

Imazhet e reja satelitore nxjerrin në pah shkallën e vërtetë të shkatërrimit të sulmit të dështuar rus përgjatë lumit pranë Bilohorivka, në perëndim të Lysychansk.

Duket se komandantët rusë u përpoqën të rrethonin qytetet e Lysychansk dhe Severodonetsk duke kapërcyer urat, por sulmi i tyre i befasishëm u pengua nga trupat ukrainase, të cilët morën me mend saktë planet e tyre.

Më 8 maj, trupat ruse rrethuan zonën krah lumit duke djegur fushat aty pranë dhe lëshuan granata tymuese, tha një inxhinier ushtarak.

Sipas Forbes , sulmi shkatërroi më shumë se 50 tanke e blinda si edhe vrau mbi 1000 ushtarë rusë./abcnews.al/

Një “varrezë” e tankeve rusë/ FOTO dramatike nga kurthi i ukrainasve, si u shkatërrua batalioni Moskës për 2 orë

Një “varrezë” e tankeve rusë/ FOTO dramatike nga kurthi i ukrainasve, si u shkatërrua batalioni Moskës për 2 orë

Një “varrezë” e tankeve rusë/ FOTO dramatike nga kurthi i ukrainasve, si u shkatërrua batalioni Moskës për 2 orë

Related Articles

Back to top button
Close
Close