LajmeTeknologji

Samsung zbulon modelin e telefonit që paloset

Kompania Samsung e prodhimit të telefonave celularë, Samsung, ka zbuluar versionin e ri të këtyre llojeve të celularëve.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, telefoni i palosshëm i parashikuar nga Samsung-u për vitin 2022 është zbuluar nga SmartPrix.

Pamjet e telefonit Galaxy Z Fold 4 tregojnë një dizajn të përgjithshëm të ngjashëm me paraardhësin e tij, Z Fold 3.

Ekrani i brendshëm besohet se do të ketë edhe një kamerë selfie nën ekran.

Versioni i ri i këtij viti ka siguruar përmirësime të performancës, të cilat janë shumë të nevojshme.

Mbrapa ka tre kamera të pasme, njësoj si vitin e kaluar, por SmartPrix nuk ofron asnjë detaj se cilat mund të jenë specifikat e tyre.

Sakaq, nuk ka asnjë shenjë për një shkrues S-Pen, për të cilin është raportuar se do të vinte në pajisjen e palosshme të këtij viti.

Z Fold 3 ofronte mbështetje S-Pen, por nuk kishte vend të integruar për ta ruajtur atë. Në vend të kësaj, klientët duhej të blinin një kuti telefoni për ta vendosur atë.

Po ashtu pretendohet se dimensionet e ekranit të Z Fold 4 do të jenë paksa të ndryshme nga viti i kaluar, me një ekran të brendshëm që është një inç më i madh dhe një ekran të jashtëm një inç më të vogël.

Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare se kur mund të dali Z Fold 4, por SmartPrix raporton se mund të ketë një njoftim në gusht ose shtator.

Për referencë, Z Fold 3 i vitit të kaluar u prezantua në fillim të gushtit

Related Articles

Back to top button
Close
Close