
Këto dy ditë në Dallas dhe Atlanta do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të Botërorit. Në fushën e lojës do të zbresin breza të rinj e të vjetër, talente që sapo kanë shpërthuer dhe legjenda që nuk i dorëzohen kohës; më të mirët që panorama futbollistike mund të ofrojë dhe ajo që reflektohet edhe në vlerat e merkatos e kombëtareve që kanë arritur në këtë pikë të kompeticionit.
Në Francë-Spanjë dhe Angli-Argjentinë; sipas përllogaritjeve të Football Benchmark, në fushë do të jenë 1.5 miliardë euro kundrejt 1.4 miliardë në gjysmëfinalen e parë dhe 1.4 miliardë kundër 818 milionë në gjysmëfinalen tjetër për një total prej 5.3 miliardë eurosh
Në këtë pikë bie në sy një gjë; nëse sfida mes Francës dhe Spanjës për vlerat në merkato është shumë e ekuilibruar, ajo e së mërkurës është dukshëm më pak e ekuilibruat. Mes anglezëve dhe argjentinasve ka një diferencë prej 600 milionë eurosh. Por si është e mundur kjo? Algoritmet e përdorur për të përcaktuar vlerën e merkatos, nuk janë bazuar vetëm te transaksionet pregrese, por kanë marrë në konsideratë një sërë variablash; mosha, paraqitjet individuare dhe ato të skuadrës, kompetitivitetin e kampionateve respektive të futbollistëve. Një nga faktorët që penalizon Argjentinën është pikërisht mosha. Skuadra e Scalonit ka një moshë mesatare 29 vjeç, dukshëm superiore ndaj asaj të Spanjës (26,7), Francës (27) dhe Anglisë (27,1). Shembulli i Lionel Messi është paradigmatik. Ikona e futbollit modern është 39 vjeç dhe që nga 2023 luan në një kampionat periferik në krahasim me epiqendrën evropiane, në MLS me Inter Miami ku për më tepër edhe kontraktualiteti ndjek dinamika të ndryshme. Në këtë mënyrë, duke marrë të gjitha parasuysh, vlera në merkato e Messit është 15 milionë euro e megjithatë kapiteni i Argjentinës është një prej protagonistëve të këtij botërori; algoritmet dihet shkojnë deri në një darë pike. Lojtari i Argjentinës me vlerën më të lartë është Enzo Fernandez, mesfushori i Chelsea me 104 milionë. Në total vlera prej 818 milionë euro e Argjentinës është inferiore jo vetëm kundrejt ekipeve gjysmëfinaliste, por edhe ndaj Gjermanisë, Portugalisë, Holandës e Brazilit.
Franca që është skuadra me vlerën më të madhe në merkato, udhëhiqet nga Kylian Mbappe i vlerësuar me 221 milionë, por asnjë futbollist në botë nuk e arrin vlerën e Lamine Yamal që këtë të hënë festoi 19 vjetorin e lindjes me spanjollin që ka një vlerë 292 milionë euro sipas Football Benchmark që përllogariti perspektivën e rritjes së një talenti që si adoleshent fitoi një Evropian me Spanjën dhe lëvizjen kontraktuale me të cilën Barcelona e ka blinduar deri në 2031 duke përfshirë një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 1 miliard eurosh. Superylli tjetër i merkatos është Jude Bellingham që me 170 milionë eurot e tij përfaqëson asetin kryesor të Anglisë. Në klasifikimin e muajit maj të Football Benchmark në Top 10 përfshihen 7 protagonistë të gjysmëfinaleve; përvec Lamine Yamal, Mbappe e Bellingham, figurojnë edhe Olise, Saka, Pedri dhe Rice. Të vetmit ‘të infiltruar’ janë norvegjezi Haaland, gjermani Ëirtz dhe braziliani Vinicius.



