MaqedoniTopLajm

Përgjysmohet çmimi i testit për Covid-19 në Maqedoni, ja sa do të kushtojë

Fondi i shëndetësisë në Maqedoni do të ulë çmimet për testimet për COVID-19. Në vend të 3.600 sa janë paguar për një test që janë testuar në institucionet publike të shëndetësisë, tani do të duhet të paguajnë 1.850 denarë. Testimet me udhëzim nga mjeku nëse keni simptoma do vazhdojë të jetë pa pagesë mirëpo tani për gati 50% do të ulet cmimi tek laboratorët privat. Nëse testi ka kushtuar privat 60 eu tani do kushtojë 30 eu.

Siç thonë nga Fondi , ulja e çmimit do të bëhet për shkak të harxhimeve më të vogla për materialin mjekësor dhe materialeve tjera, si dhe rritjes së numrit të testimeve në vendin tonë.

“Duke pasur parasysh gjendjen momentale në lidhje me pandeminë dhe nevojën për rritje të numrit të pacientëve që duhet të testohen, si dhe kyçjen e laboratorëve privat që e bëjnë këtë shërbim, Komisioni për çmime ka bërë revizion të çmimi ekzistues. Bordi drejtues i Fondit ka sjellë vendim për shërbime të reja për detektimin e COVID-19”, thonë nga Fondi.

Ata shtojnë se gjatë formimit të çmimit për testime është bërë analizë nga të dhënat e harxhimeve nga laboratorët privat, Instituti për Shëndet Publik dhe ASHAM.

Nga Fondi presin që ulja e çmimeve referuese në shëndetësinë publike, do t’i ulë çmimet edhe në laboratorët privat, tek të cilët për një testim për COVID-19 paguhet prej 3500 deri 4000 denarë, ndërsa kur kërkohen rezultate të shpejta paguhet deri në 9000 denarë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close