KurioziteteLajme

Një Leopard i zi, super i rrallë shfaqet për herë të parë

Një leopard i rrallë i zi është pikasur së fundmi në një rezervat të botës së egër në Indi teksa përpiqej të vriste gjahun e tij, duke u fotografuar nga vetëm 10 metra larg.

Fotografi Anurag Gawande pati fatin të haste leopardin me gjendjen melanike të lëkurës teksa udhëtonte në Parkun Kombëtar të Tadoba në shtetin perëndimor indian Maharashtra. Leopardë të tillë janë shumë të rrallë dhe çmohen nga gjuetarët ilegalë prej pellushit të tyre të zi, ndërsa leopardi mashkull në foto është nga më të rrallët e llojit të tij teksa pullat e zeza dallohen në lekure.

Fotografi 24-vjeçar tha se ishte vetëm 10 metra larg kafshës së madhërishme teksa ajo po gjuante një dre. Leopardët e bardhë të njohur gjithashtu si pantera të zeza, kanë gjendje melanike të lëkurës, që do të thotë se nuk ruajnë ngjyrat e pëllushit të prindërve të tyre.

Rreth 11 përqind e leopardëve kanë këtë pigmentim unik, që i bën mjaft të rrallë për t’i parë.

Fotografi thotë se ka parë një leopard të tillë vetëm një vit më parë: “Kjo është hera e dytë që shikoj një të tillë, ndjeva të njëjtin emocion si atëherë. Ne ruajtën distancë me makinën tonë për të mos e shqetësuar. Ishim duke ndjekur një tigër në liqenin e Tadoba por më pas dëgjuam klithjen e një dreri dhe pamë leopardin e zi që po e ndiqte. Ai nuk arriti ta vriste drerin dhe më pas iu kthye përsëri në rrugë, ku dhe bëmë fotot e mrekullueshme të kafshës”.

Ky lloj pigmentimi ndodh në një numër speciesh, duke përfshirë dhe familjen e ‘panterave’ siç janë xhaguarët. Leoparët indianë janë listuar si një specie e rrezikuar prej humbjes së habitatit dhe gjuetisë ilegale. Rreth 12,000 deri në 14,000 besohet të kenë mbetur prej tyre në Indi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close