RajonTopLajm

Një i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar tetë raste të reja me coronavirus dhe një person ka humbur jetën, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Janë kryer 3.375 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 8 persona: 2 në Tiranë, 2 në Kuçovë dhe nga një në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.

Vlora është qarku i parë në vend ku nuk ka raste aktive me COVID-19. Aktualisht janë 136 raste aktive, prej tyre trajtim spitalor po marrin 19 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19 një 73-vjeçar nga Tirana, ndërsa janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të tyre në 129.879 që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 132.469 raste pozitive, prej tyre 129.879 janë shëruar, 136 janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.454 pacientë.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close