LajmeSport

“Ftohen” marrëdhëniet mes Mbappesë dhe Al-Khelaifit, sulmuesi do Realin

Kylian Mbappe është përfolur shumë kohët e fundit për të ardhmen e tij tek PSG. Deklarata e fundit e presidentit te parizienve, Al-Khelaifi, jo vetëm që nuk arriti ta bindte “yllin” Francës për të qëndruar, por e zemëroi më shumë atë atë duke krijuar një situatë të nderë mes tyre.

Nga lajmet që janë bërë publike mësohet se 22-vjeçari nuk pranon rinovimin e kontratës. Al-Khelaifi duket shumë i ashpër me deklaratat që ka bërë, duke lënë të kuptohet se mundësia që Mbappe t’i japë lamtumirën klubit është thuajse e pamundur, pavarësisht asaj së dëshiron sulmuesi.

Gjiganti francez duket qartë që nuk e pranon vendimin e Kylian Mbappesë, që të transferohet tek Real Madridi. Pas disa ofertave të majme që i bëri “yllit” të tij, Al-Khelaifi vendosi të ndryshonte strategjinë, duke zgjedhur deklarata publike në media për t’i bërë presion në mënyrë indirekte.

Mbappé e ka marrë mesazhin, por kjo e ka bërë atë që të largohet më shumë shpirtërisht nga PSG dhe kjo vihet re në deklaratën e tij të fundit:

“Jam në një vend që më pëlqen, por a është vendi më i mirë ku mund të jem?”, pyet në mënyrë retorike sulmuesi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close