LajmeMaqedoniTopLajm

Një banor i Çellopekut i dyshuar për dhunë dhe rrezikim të sigurisë së familjarëve të tij

Prokuroria themelore publike Tetovë ka ngritur procedurë kundër një personi 29-vjeçar nga Çellopeku, i dyshuar për dhunë dhe rrezikim të sigurisë së familjarëve të tij.

I dyshuari, siç informojnë nga prokuroria, më 16 tetor, e ka rrezikuar sigurinë e nënës dhe babait të tij, të cilët me dhunë i ka dëbuar nga shtëpia, duke iu kërcënuar me jetë, pasi kanë refuzuar t’i japin para.

“Prindërit janë strehuar në shtëpinë e dajës, por për kohë të shkurtë i dyshuari ka ardhur dhe me thikë në dorë ka tentuar me dhunë të hyjë në shtëpi, ku ka pasur edhe anëtarë tjerë të familjes, mes të cilëve edhe dy fëmijë. Ka bërtitur dhe në mënyrë agresive është sjellur në oborr, iu kërcënua të gjithë të pranishmive dhe ka tentuar me dhunë ta hapë derën, për të cilin shkak një nga gratë e dëmtuara me fëmijët e moshës prej 6 dhe 1 vjeç, përmes dritares e kanë braktisur shtëpinë. I dyshuari ka arritur ta thejë derën dhe të hyjë, e kur pronari i shtëpisë ka tentuar ta qetësojë, ai e ka therrë me thikë dhe i ka shkaktuar lëndim në trup, pas çka ka ikur”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Prokurori publik deri te gjykatësi me procedurë paraprake deri te Gjykata themelore në Tetovë ka parashtuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, pasi ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë në rrezik nga arratia dhe mundësi për ta përsëritur sjelljen e dhunshme.

Personi ngarkohet për vepra të kryera penale “Rrezikim të sigurisë” nga neni 144 dhe “Dhunë” nga neni 386 të Kodit penal.

Related Articles

Back to top button
Close
Close