LajmeRajon

Nisin procedurat për blerjen e objekteve për ambasada në SHBA e Gjermani

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, si dhe blerjen e objektit rezidencial, në Washington D.C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e informimit të Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, si dhe blerjen e objektit rezidencial në Washington D.C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close