
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj gazetarit Valon Syla.
Syla dyshohet për “Dhunë në familje” dhe “Lëndim të lehtë trupor”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në seancën që po mbahet para gjykatësit të procedurës paraprake, pritet të vendoset lidhur me kërkesën për masën e sigurisë.
Lidhur me rastin ka reaguar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), duke e dënuar rastin.
Aktualisht, Valon Syla është drejtor i gazetës “Metro” dhe analist në televizionin T7. /BetimipërDrejtësi



