
Ka nisur ceremonia e lansimit të “Dritares për Investime të Diasporës” organizuar nga Ministria e Financave.
Ceremonia nisi me një minutë heshtje në nderim të ideatorit të këtij programi, Alban Kastrati.
Në këtë ceremoni po merr pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha.



