
Bashkim Bakiu “rikthehet më i fortë se kurrë” – këtë herë për të humbur në një komunë edhe më të madhe!
Pas disfatës spektakolare në Komunën e Sarajit, Bashkim Bakiu ka vendosur të mos dorëzohet. Pasi nuk arriti të bindte fshatin, tani synon qytetin e Shkupit – sepse pse të humbësh vetëm njëherë kur mund të humbësh dyfish më fort?
Pas një “eksperience të paharrueshme” në Saraj, ku numrat flisnin më shumë se fjalët – dhe fjalët nuk i ndihmuan aspak – Bashkim Bakiu është kthyer sërish në skenë. Kësaj here, me ambicie më të mëdha dhe pritshmëri… po aq të ulëta.
Në një lëvizje që tronditi askënd, ai shpalli kandidaturën për qytetin e Shkupit. E vetmja pyetje që lind është: pse? Ose më saktë, me çfarë guximi?
Ndërkohë, zëra në rrjete sociale pyesin: “A është ky guxim politik apo thjesht mungesë pasqyre?”



