
Dy persona janë plagosur nga një shpërthim i shkaktuar nga një bombë dore e hedhur mbi një restorant në fshatin Dobarcë të Tetovës.
Dje në Stacionin Policor Grupçin, D.F. (51) nga Dobarcë, Tetovë, ka raportuar se nga një automjet “Citroën” në lëvizje është hedhur një bombë dore drejt objektit të tij hotelier, i cili ndodhet pranë rrugës lokale në fshat.
Nga shpërthimi është shkaktuar dëmtim material, ndërsa me lëndime janë plagosur E.A. (57) nga fshati Çiflik, Tetovë, dhe G.F. (60) nga Dobarcë, të cilët ndodheshin në hapësirën e restorantit.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.
Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi hetimor i SPB Tetovë, ku janë gjetur gëzhoja pistolete. Për rastin është njoftuar Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Tetovë. Po ndërmerren masa dhe veprime për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.



