
Treni urban nesër do të nisë të qarkullojë në linjën e parë nga gjithsej tre linja të parashikuara, në relacionin: Zelenikovë – Novo Zelenikovë – Oreshan – Jane Sandanski – Draçevë – Lisiçe – Stacioni i Ri Hekurudhor Shkup.
Ndërmarrka e hekurudhave ka kryer rikonstruksion të plotë të hekurudhës për nevojat e projektit “Treni Urban”, me qëllim rritjen e nivelit dhe kapacitetit të shpejtësisë në këtë relacion.
Qarkullimi në linjën Zelenikovë – Stacioni i Ri Hekurudhor Shkup do të realizohet me tre trena, sipas orarit të përcaktuar saktësisht nga Qendra Transportuese.
Promovimi zyrtar do të mbahet të mërkurën, ku do të marrë pjesë edhe kreu shtetëror.



