BotaLajme

Nga frika se do ta pësojnë me jetë, rusët lënë pas vetes tanket e shumë mjete tjera të blinduara – ukrainasit publikojnë pamjet

Në rajonin e Khersonit në Ukrainë po zhvillohen luftime të ashpra mes rusëve dhe ukrainasve.

Kundërofensiva e Kievit ka detyruar zyrtarët pro-rusë që të fillojnë evakuimin e 60 mijë personave, nga frika se mund ta pësojnë, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Kievi po e konsideron si propagandë të Kremlinit, pasi vazhdimisht theksojnë se nuk kanë për objektiv civilët.

E Rusia po tenton të fshehë dështimin e saj në këtë luftë, duke kërcënuar që ta hedhin në erë digën në këtë qytet që do të shkaktonte përmbysje.

Megjithatë ukrainasit nuk e kanë ndërmend të ndalen, madje në shumë operacione ushtarake në këtë rajon i kanë detyruar rusët të tërhiqen, pavarësisht se ky rajon nga fillimi i luftës kontrollohej nga rusët.

Kievi ka publikuar pamjet ku shihen shumë tanke e mjete tjera të blinduara që i kanë braktisur rusët duke ikur, nga frika se mund ta pësojnë nga kundërofensiva e ukrainasve.

Shumicën e këtyre mjeteve luftarake që i sekuestrojnë ukrainasit, i përdorin kryesisht kundër rusëve në fushëbeteja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close