LajmeSport

Chelsea siguron kualifikimin, Broja luan për 15 minuta në Salzburg (VIDEO)

Chelsea në fazën me eleminim direkt të UEFA Champions League, Sevilla drejt Europa League. Këto janë dy verdiktet e para të së martës së parafundit të grupeve.

Blutë e Londrës siguruan fitoren e radhës në fushën e Salsburg, e gjashta nën drejtimin e Potter dhe një biletë për në fazën tjetër. Broja 15 minuta në ndeshjen që e vendosën Kovacic dhe Havertz. 10 pikë për Chelsean pas 4 ndeshjeve dhe një javë përpara fundit, blutë duhet të zgjidhin vetëm çështjen e vendit të parë.

Sevilla në grupin G shkatërroi FC Copenhagen 3-0 duke siguruar pothuajse zyrtarisht vendin e tretë me një derë të hapur për Champions edhe pse do të jetë shumë e vështirë që ta realizojë këtë objektiv.

Related Articles

Back to top button
Close
Close