LajmeMaqedoniTopLajm

Neziri: Të lirohen nga detyra ministrat Aliu dhe Mexhiti

Kryetati i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri në press konferencën e sotme ka konfirmuar qëndrimin e partisë së tij për shkarkimin e ministrave Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti,shkruan Top24

Në bazë të përcaktimeve politike, ideologjike dhe programore të partisë sonë, duke u bazuar në Statutin e Aleancës për Shqiptarët, si parti autonme në vendimarje, me orientim perëndimor dhe pjesë e të gjitha proceseve euro-atlantike nga njëra anë dhe sjelljes së dy ministrave tanë në kundërshtim me këto vlera, por edhe në kundërshtim me Kodin Etik, ju bëjmë me dije se Këshilli drejtues i ASH-së vendosi si më poshtë:
Të lirohen nga detyra Ministri për Shëndetësi, z.Fatmir Mexhiti dhe Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu.
Njëkohësisht, në bazë të statutit të partisë, neni 152, 154, 156 dhe neni 84, Këshilli drejtues i Aleancës për Shqiptarët me 5 vota nga 7 në mënyre unanime vendosi:
– Për Ministër të Shëndetësisë propozohet mjeku i mirënjohur z.Ilir Demiri, drejtor aktual i Spitalit Klinik – Tetovë.
– Për ministër të Shoqërisë informatike dhe për Administrat propozohet z.Naim Bajrami, Magjistër i Shkencave politike.
Bëhet fjalë për dy emra të mirënjohur, të respektuar dhe të dëshmuar në fushat profesionale, të cilët jemi të bindur se do të kryejnë me nder dhe profesionalizëm obligimet e tyre në Qeverinë aktuale.
Këto propozime ia kemi përcjellur Kryetarit të Qeverisë në procedurë zyrtare që më pas i njëjti t’ia propozojë Kuvendit për votim.
– Adnan Neziri, Koordinator i ASH

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close