LajmeMaqedoni

Admir Shabani: Marrëveshja e Ohrit është një nga themelet e bashkëjetesës, barazisë dhe mirëkuptimit në shoqërinë tonë!

Zëvendësministri i mbrojtjes Admir Shabani në një positm me rastin e shënimit të 25 vjetorit të MO-së ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit është një nga themelet e bashkëjetesës, barazisë dhe mirëkuptimit në shoqërinë tonë, shkruan Top24

” Pas 25 vitesh, sfida jonë është ta forcojmë këtë frymë përmes institucioneve funksionale, përfaqësimit të drejtë dhe mundësive të barabarta për çdo qytetar.E ardhmja jonë evropiane kërkon unitet, kohezion shoqëror dhe respekt të ndërsjellë. Prandaj, ky jubile duhet të jetë jo vetëm një përkujtim i së kaluarës, por një angazhim i përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, shkruan Shabani.

Postimi i plotë:
Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shënuam 25-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi rrugën që kemi kaluar dhe mbi përgjegjësinë që kemi për të ardhmen.
Marrëveshja e Ohrit është një nga themelet e bashkëjetesës, barazisë dhe mirëkuptimit në shoqërinë tonë. Ajo na kujton se dialogu, respekti dhe përfshirja e të gjitha komuniteteve janë thelbësore për një shtet më të drejtë dhe më të qëndrueshëm.
Pas 25 vitesh, sfida jonë është ta forcojmë këtë frymë përmes institucioneve funksionale, përfaqësimit të drejtë dhe mundësive të barabarta për çdo qytetar.
E ardhmja jonë evropiane kërkon unitet, kohezion shoqëror dhe respekt të ndërsjellë. Prandaj, ky jubile duhet të jetë jo vetëm një përkujtim i së kaluarës, por një angazhim i përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close