LajmeMaqedoni

Krenar Lloga: 25 vjet nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit e cilla solli paqen dhe vendosi rregulla të reja të bashkëjetesës

 Ish ministri i drejtësisë Krenar Lloga, përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar 25 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit duke theksuar se kjo marrëveshje solli paqen dhe vendosi rregulla të reja të bashkëjetesës, barazisë dhe ndarjes së pushtetit. Por, pas një çerek shekulli, sfida nuk është vetëm të kujtojmë atë që u arrit, por të mbrojmë atë që sot po vihet gjithnjë e më shpesh në pikëpyetje, shkruan Top24
Një marrëveshje që solli paqen dhe vendosi rregulla të reja të bashkëjetesës, barazisë dhe ndarjes së pushtetit. Por, pas një çerek shekulli, sfida nuk është vetëm të kujtojmë atë që u arrit, por të mbrojmë atë që sot po vihet gjithnjë e më shpesh në pikëpyetje.
Mekanizmat e përfaqësimit të drejtë, përdorimit të gjuhës, shumicës së dyfishtë dhe pjesëmarrjes reale në vendimmarrje nuk janë privilegje dhe as dekor institucional. Ato janë pjesë e kompromisit mbi të cilin u ndërtua stabiliteti i vendit.
Çdo relativizim, kthim prapa apo ndryshim i njëanshëm i këtyre rregullave cenon frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe besimin ndërmjet komuniteteve.
Prandaj, ky 25-vjetor është më shumë se urim: është kujtesë se pa barazi reale, pa respekt të ndërsjellë dhe pa përfaqësim me legjitimitet, paqja institucionale mbetet e brishtë.
Urime 25 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit – amaneti i dëshmorëve dhe i brezave që sakrifikuan për të, si dhe përgjegjësia jonë për të mos lejuar zhbërjen e asaj që u arrit.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close