
Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri sot ka pritur në takim përfaqësuesit e ambasadës amerikane e kryesuar nga znj. Kelly R. McCaleb me të cilët diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, shkruan Top24
“Sot mikprita në zyrën e time përfaqësuesen e ambasadës së Amerikës znj. Kelly R. McCaleb. Vizita e saj është një dëshmi e marrëdhënieve të forta miqësore dhe bashkëpunuese ndërmjet vendit tonë dhe vendit që ajo përfaqëson.”tha Neziri.



