
Vazhdojnë aktivitetet në drejtim të mbështetjes së shkollave të komunës së Tearcës, njofton Top24
Sot, kryetari i komunës z.Nuhi Neziri, kryetari i këshillit z.Besnik Osmani si dhe udhëheqësi i arsimit z.Naser Nuhiu morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Zëvendësministri i Arsimit dhe i Shkencës z Agim Nuhiu në shkollën fillore komunale “Ismail Qemali”, fsh.Nerasht.
“Vizita në këtë shkollë ishte e planifikuar nga Zëvendësministri i MASH-it me temën :
Le të takohemi për një libër ,Let’s meet for a book, që është shumë e qëlluar dhe ka për qëllim nxitjen e leximit te nxënësit e shkollave për të pasur suksese në mësime, gjithashtu edhe për t’i defokusuar nxënësit nga qëndrimi i tepërt duke humbur kohë në rrjetet sociale dhe përdorimi i pajisjeve elektronike.
Si komunë, në bashkëpunim me MASH-in dhe institucione tjera do të kujdesemi dhe do të angazhohemi që të ngremë nivelin e kushteve nëpër bibliotekat e shkollave tona për të krijuar leximore dhe fond të mjaftueshëm të librave , romaneve, lekturave të ndryshme ku nxënësit do të harxhojnë më shumë nga koha e lirë duke lexuar .
Falënderojmë Zëvendësministrin z.Agim Nuhiu për vizitën e qëlluar dhe mbështetjen për shkollat e komunës së Tearcës.
Nxënësve ju dëshirojmë shëndet dhe me një porosi që, sa më shumë të lexojnë libra.





