RajonTopLajm

Neuropsikiatri Rexhepi flet për ndikimin e coronavirusit në shëndetin mendor

Shumë shtete në botë janë duke u ballafaquar me pandeminë COVID-19. Virusi deri tani ua ka marrë jetën mbi 950 mijë qytetarëve në mbarë botën, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar shifrën mbi 30 milionë.

Pandemia COVID-19, mbylli shumë shtete për disa muaj, u ndërprenë po thuajse të gjitha aktivitetet e qytetarëve, si dhe u dëmtu në masë të madhe ekonomia e secilit shtet. Përveç këtyre problemeve, virusi pati ndikim edhe në shëndetin mendor të qytetarëve. Përgjatë kësaj kohe, shumë qytetarë përjetuan ankth dhe depresion.

Drejtori i Qendrës së Shëndetin Mendor në Prishtinë, neuropsikiatri Sami Rexhepi në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se mbyllja që ka zgjatur disa muaj ka pasur ndikim negativisht të qytetarët.

“Prej marsit e deri në qershor kemi pasur një mbyllje për të mos thënë hermetike, gjatë të cilës periudhë kemi pasur numër të vogël të rasteve në krahasim me vendet tjera. Mirëpo hapja ishte e domosdoshme për shkak se filloi me u rëndu ekonomia jonë e cila edhe ashtu është e brishtë.

Ka qenë një dëshmi se këta tre muaj nuk kanë shërbyer si ndërgjegjësim se si me vazhdu me u mbrojtë, por ka qenë hapje e përnjëhershme dhe ne filluam sikur kur del dikush prej burgut me shfrytëzu një liri. Ajo kushtoi me një numër të madh të infeksionit, na kushtoi me numër të madh të viktimave të cilat ishin pasojë e sëmundjes dhe gradualisht e kuptuam se është përgjegjësi e jona të adaptohem në një mënyrë tjetër të jetës për tu mbrojtur nga virusi”, deklaroi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close