
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka ftuar në takim krerët e subjekteve politike pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thirrur për nesër seancën konstituive të legjislaturës së dhjetë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për mediat nga Kuvendi i Kosovës.
Ky takim pritet të fillojë sot në orën 17:00, dhe i njëjti ka për qëllim përgatitjet për seancën e nesërme.
Kujtojmë se presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit, për nesër, 11 shkurt, në orën 12:00.



