
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësuesit e këshillit nismëtar për dhënien e provimit të jurispodencës në gjuhën shqipe duke i siguruar se se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe. Shumë shpejt kjo çështje do të marrë edhe zgjidhje adekuate ligjore, shkruan Top24
“Bashkë me zv/kryetarin Albi Qamili, mirëpritëm sot nismëtarët e iniciativës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, në krye me studentin Mevlan Ademi.
Diskutuam gjerësisht për këtë problematikë dhe e sigurova sërish se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe. Shumë shpejt kjo çështje do të marrë edhe zgjidhje adekuate ligjore.
Përkrahim studentët në këtë iniciativë dhe do të përkujdesemi që Kushtetuta të zbatohet në çdo fushë”, ka shkruar Kasami përcjellë Top24



