LajmeMaqedoniTopLajm

Nesër nis debati për Qeverinë e re

Të shtunën më 15 janar Kuvendi do të diskutojë për Qeverinë e re dhe programin qeveritar të propozuar nga mandatari për kryeministër Dimitar Kovaçevski. Kuvendi tashmë ka caktuar seancën e 60-të me pikë të vetme të rendit të ditës shqyrtimin e propozimit për Qeverinë e re.

Diskutimi mund të zgjasë më së shumti 3 ditë dhe përfundon me votim. Për tu zyrtarizuar Qeveria e re duhen të paktin 61 vota deputetësh, ndërsa koalicioni qeveritar për momentin ka mbështetjen e 64 deputetëve, pas bashkëngjitjes edhe të deputetëve të 4 deputetëve të Alternativës.

Prioritetet e Qeverisë së re, sipas programit të propozuar nga kryeministri i ardhshëm Kovaçevski, do të jenë përballja me krizën energjetike dhe ekonomike, zgjidhja e çështjes me Bullgarinë dhe hapja e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Kabineti qeveritar i propozuar nga Kovaçevski përbëhet prej 21 anëtarëve, 10 prej të cilëve janë shqiptarë. BDI do të vazhdojë të përfaqësohet me 6 ministra, Alternativa si partner i ri do të ketë 3 ministra, ndërsa edhe LSDM do të përfaqësohet nga 1 ministër shqiptar.

Nga 21 anëtarët e Qeverisë së Kovaçevskit, 17 janë burra dhe vetëm 4 gra, që të gjitha nga radhët e LSDM-së. Qeveria e re do të ketë mandat pak më shumë se 2 vjet, deri kur përfundon mandati i përbërjes aktuale parlamentare e cila është pasqyrim i zgjedhjeve parlamentare të korrikut të vitit 2020.

Related Articles

Back to top button
Close
Close