MaqedoniTopLajm

Nesër hiqen turmat para bankave,hapen sportelet për pagesë në postë

Nga 1 marsi fillon funksionimi për pagesë te postat e Maqedonisë ku qytetarët sërish do të mund t’i paguajnë faturat.

Sipas marrëveshjes të nënshkruar midis Postës së Maqedonisë dhe Halkbak, e cila u zgjodh si banka përmes së cilës do të bëhet pagesa, Halkbank përmbushi obligimin ku thuhej se deri më 1 mars duhet të zbatojë sistemin për pagesën në postat e Maqedonisë.

“Pagesa do të bëhet me para në dorë te sportelet në postat e Maqedonisë. Provizioni do të jetë 35 denarë për të gjitha pagesat e faturave”, thonë nga posta./Telegrafi/

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close