LajmeMaqedoniTopLajm

“Nëse vazhdohet kështu, dalim nga qeveria”, Dimitrievski reagon ndaj flamurit shqiptar në mbledhjen e ministrave të VLEN

Lideri i Lëvizjes “ZNAM”, Maksim Dimitrievski ka reaguar ndaj mbledhjes së parë koordinative të ministrave të VLEN në kabinetin e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, përcjell TV21. Duke komentuar edhe prezencën e flamurit shqiptar në mbledhje, Dimitrievski thotë se nëse vazhdohet kështu, ZNAM do ta shqyrtojë largimin nga qeveria.

“Kjo është narrativ i BDI-së që po përsëritet në vazhdimësi. Nëse vazhdon sjellja e tillë dhe mosrespektimi, nuk do të jemi pjesë e Qeverisë dhe do të dalim”, tha mes tjerash Dimitrievski në Kanal 5.

Related Articles

Back to top button
Close
Close