
Kandidati për kryetar të BDI-së/Dega Kumanovë, Ridvan Asani është zotuar se do jep dorëheqje nga pozita e Udhëheqësit të Fondit Shëndetësor në Kumanovë, në rast se merr besimin e anëtarëve të partisë, përcjell Top24.
Postimi i plotë në FB:
Nuk mund të ndryshojmë asgjë në shoqëri nëse ndryshimin nuk e fillojmë nga vetvetja. Ditën e parë si kryetar i Degës së BDI-së në Kumanovë, pasi ta marrë besimin tuaj, do të jap dorëheqje nga funksioni publik, respektivisht nga pozita e Udhëheqësit të Fondit Shëndetësor në Kumanovë.
Gjithë kapacitetin tim do ta koncentroj në organizimin sa më të mirë të Degës sonë. Dega e Kumanovës meriton të jetë dega shembull në nivel nacional me rezultate. Prioritet do të jenë nevojat e qytetarëve, pa dallim. Do të mundohem të jap shembullin më të mirë të përgjegjësisë dhe transparencës.
#BASHKË mund ta bëjmë ndryshimin për kumanovarët dhe Kumanovën tonë. Top24.



