MaqedoniTopLajm

Nëse ikë ky tren për BE, kur do të vijë treni tjetër?

Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, është pozicionuar në drejtim të anëtarësimit në BE si veprim strategjik i domosdoshëm për zhvillim të shtetit.  Pra, rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian ka filluar menjëherë pas pavarësimit, ndërsa zyrtarisht më 17 dhjetor të vitit 2005 Këshilli Evropës vendosi që Republikës së Maqedonisë, atëherë, ndërsa sot RMV-së, t’i jepet statusi shtet kandidat për anëtarësim në BE. Më 17 dhjetor të po këtij viti, 2023, RMV mbush plot 18 vite po me të njëjtin status vetëm shtet kandidat, pa marrë datën për fillim të negociatave. Dhe, tani ndodhet përballë një sfide shumë të madhe treni për BE po e pret po bileta për marrjen e këtij treni janë ndryshimet kushtetuese. Nëse ikë ky tren, kur do të jetë tjetri? Kësaj pyetje i përgjigjet analisti politik, Agim Jonuz, i cili deklaroi se po iki ky tren vështirë që mund të ketë tjetër. Sipas tij, bëhet fjalë për krizë të madhe përbrenda BE-së, prandaj nuk duhet humbur kohë sa më parë të anëtarësohemi sa nuk është bërë vonë. Nga ana tjetër Jonuz për ndryshimet kushtetuese përgjigjet se patjetër që duhet të ndodhin, dhe beson në presionin që duhet dhe mund ta shkaktojë faktori ndërkombëtarë.

A do të ketë tren tjetër për BE –

Maqedonia e Veriut ndodhet përballë një presioni të madh që duhet të vendosë vetë për sa i përket të ardhmes së vendit, dhe çështjes kryesore që ndërlidhet me këtë, integrimi në Bashkimin Evropian. Ndër vite RMV ka bërë përpjekje të mëdha, por çdoherë është përballur me pengesa të shumta që kryesisht janë ndërlidhur me raportet me shtet fqinjë, reformat e brendshme, e të tjera. Por, aktualisht ajo që është e nevojshme për vazhdim të rrugëtimit duhen me doemos të bëhen ndryshimet kushtetuese. Po, që iki ky tren vështirë të vij tjetri!

Për këtë çështje, Agjencia e Lajmeve ka kontaktuar analistin politik, Agim Jonuz, për të marrë mendimin e tij, sipas të cilit po që iki ky tren vështirë që mund të ketë tjetër, dhe duhet sa më parë të shfrytëzohet ky momentum, pasi vetë BE-ja është në krizë.

“Nëse ky tren ik, mund të mos ketë tren të ardhshëm. Bashkimi Evropian parasegjithash vetevetiu përbrenda është në krizë, dhe kjo është një vrimë kohore e cila mund të paraqitet në ndërkohë dhe mund të shkaktojë turbulenca të mëdha gjeopolitike, të ndërlidhura edhe me Ballkanin Perëndimor. Në çdo rast edhe nëse nuk ka turbulenca ne do të kthehemi sigurisht më së paku 10 vite mbrapa”, tha Agim Jonuz, analist politik.

Megjithatë, vazhdimi rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë në mënyrë të drejtpërdrejtë është i ndërlidhur me ndryshimet kushtetuese që duhet t’i bëjë vendi, më së voni deri në fund të vitit, ku bullgarët duhet të futen si pjesë integrale në Kushtetutë. E për këtë janë të domosdoshme 80 vota të deputetëve në Kuvend. Por, që shumica aktuale e ka të pamundur t’i sigurojë, prandaj edhe ka skepticizëm.

Duhet patjetër edhe përkrahja e partive opozitare. Opozita maqedonas kategorikisht është kundër dhe është prononcuar shumë herë që nuk do të votojë asnjëherë këto ndryshime, ndërkaq nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar votat e tyre me largimin e termit ofendues nga Kushtetuta për gjuhën shqipe si 20%.

Megjithatë, Agim Jonuz, shprehet optimist për ndryshimet kushtetuese, ai beson se do të ndodhën, edhe atë falë presionit të faktorit ndërkombëtarë që ta aplikojë tek partitë opozitare qofshin ato shqiptare apo maqedonase, vetëm që t’i ndryshojë mendimin dhe ato të votojnë pro ndryshimeve, dhe të hapet e të vazhdojë rruga për anëtarësim në BE.

“Ndryshimet kushtetuese patjetër duhet të ndodhin, porositë e dërguara nga amerikanët janë përpjekja e fundit para se të ndodhin dëme të pabesueshme. Mendoj që qëndron agjendë e madhe diplomatike që do të bëjë presion tek opozita dhe që t’i ndryshojë mendimin për ndryshimet kushtetuese. Për çdo rast unë jam optimist”, përfundoi Jonuz.

Maqedonia e Veriut është e interesuar dhe ka nevojë për anëtarësim në BE sa më parë –

Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, është pozicionuar në drejtim të anëtarësimit në BE si veprim strategjik i domosdoshëm për zhvillim të shtetit.  Pra, rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian ka filluar menjëherë pas pavarësimit, ndërsa zyrtarisht më 17 dhjetor të vitit 2005 Këshilli Evropës vendosi që Republikës së Maqedonisë, atëherë, ndërsa sot RMV-së, statusit shtet kandidat për anëtarësim në BE. Më 17 dhjetor të po këtij viti, 2023, RMV mbush plot 18 vite po me të njëjtin status vetëm shtet kandidat, pa marrë datën për fillim të negociatave.

Por, a është i nevojshëm ose i mjaftueshëm vetëm aplikimi e interesi i një shteti për t’u anëtarësuar në BE?, sigurisht se jo. Bëhet fjalë për disa kushte që duhet plotësuar secili shtet i interesuar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Mirëpo për çfarë kushtesh bëhet fjalë, flitet për kushte që janë vështirë për t’u plotësuar apo mungesë e seriozitet të shteteve kandidate në përgjithësi, e në veçanti të shtetit tonë?, janë çështje të diskutueshme.

Kujtojmë që, Maqedonia e Veriut ka hapur diskutimin për marrjen e një date për fillim të negociatave me BE-në në qershor të vitit të kaluar, pas arritjes të një marrëveshjeje përfundimtare me Bullgarinë, i njohur si propozimi francez. Por, për të hapur negociatat përfundimisht Maqedonia e Veriut është e kushtëzuar për të bërë ndryshime kushtetuese dhe për t’i futur bullgarët si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close