LajmeMaqedoniTopLajm

Nëse Bilall Kasami bëhet kryetar i VLEN-it, do të ketë tronditje në LD-në e Mexhitit?!

VLEN pritet të shndërrohet në një parti të re politike, duke bashkuar tre subjekte vendore dhe një krah të Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut. Në krye të këtij formacioni të ri politik pritet të jetë kryetari i Tetovës, Prof. Dr. Bilall Kasami.

Subjektet Alternativa dhe Lëvizja BESA janë konsideruar prej kohësh si “një shpirt me dy trupa”, dhe bashkimi i tyre shihet si një rikthim në gjenezën e përbashkët ideologjike të kësaj force politike. Ajo që e bën këtë bashkim më kompleks është përfshirja e Lëvizjes Demokratike (LD) të Izet Mexhitit – një subjekt i krijuar si rezultat i mendimit ndryshe brenda BDI-së. Shumica dërrmuese e anëtarësisë së LD-së, rreth 90%, janë formuar dhe frymëzuar nga ideali i UÇK-së dhe figura e Ali Ahmetit.

Kjo krijon një dilemë të thellë duke bërë shumë pyetje:

– Si do të mund të udhëhiqen nga Bilall Kasami, një lider me bazë të kufizuar lokale, krahasuar me Ali Ahmetin, një figurë historike me ndikim kombëtar dhe rajonal?

– Çfarë historie dhe simbolike përfaqëson Bilall Kasami që do të mund ta lidhë emocionalisht anëtarësinë e LD-së me të?

– Si do të arsyetojnë ata para familjarëve dhe miqve të tyre që dikur e kanë konsideruar Ali Ahmetin si udhëheqës frymëzues, dhe tani Ahmeti është “tradhëtar”, ndërsa Bilall Kasami “shpëtimtar”?

– Çfarë do të thonë në odat e burrave për historinë e Bilal Kasamit, ndërkohë që lënë pas trashëgiminë e Ali Ahmetit

Këto pyetje po përhapen në çdo degë e nëndegë të LD-së, duke krijuar pasiguri, mospajtime dhe madje nisma për t’u distancuar nga ky projekt, në rast se Kasami merr drejtimin e VLEN-it. Në këto rrethana, jo pak zëra në strukturat lokale të LD-së kanë filluar të flasin për një rikthim në “familjen politike” ku janë rritur – në BDI-në e Ali Ahmetit.

Ndryshe grupet punuese të VLEN-it dje nga Struga dhanë mesazhin se VLEN po bashkohet dhe do të jetë një parti e madhe politike, ndërsa ikja e Taravrit nuk i shqetëson fare vetëm se i forcon dhe i rritë më shumë

Related Articles

Back to top button
Close
Close