LajmeMaqedoniTopLajm

Nëpunësit e gjendjes civile sot në protestë: Nuk ka certifikata lindjeje, kurorëzimesh…

Punonjësit e Regjistrave (Librave) Amë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur sot protestën, të pakënaqur nga pagat e ulëta.

Qytetarët nga sot nuk do të mund të marrin certifikata të lindjes, të regjistrojnë personat e vdekur, të nxjerrin certifikata kurorëzimi dhe shërbime tjera.

Gjithashtu, nuk do të jetë në funksion as radhitja elektronike e dokumenteve.

Punonjësit e këtyre institucioneve kërkojnë që të miratohet një marrëveshje kolektive dhe të rriten pagat për 30 për qind. Ata thonë se janë të gatshëm për marrëveshje.

Rreth 500 punonjës duan që t’u njihen titujt dhe të punojnë në pozicione të përshtatshme duke u llogaritur përvojën dhe arsimin e tyre dhe jo siç është tani, të gjithë pavarësisht titullit të bëjnë të njëjtën punë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close