Enzo Fernandez është gjithnjë e më afër transferimit në Premier League. Mesfushori argjentinas ka arritur marrëveshjen me Chelsea.
21-vjeçari u shpall lojtari i ri më i mirë në Botërorin e Katarit, aty ku triumfoi me Argjentinën e tij.
Fernandez nuk është paraqitur në dy seancat e fundit stërvitore të “Shqiponjave të Lisbonës”, që janë afër vendosjes së një tjetër shitjeje rekord.
Benfica pagoi vetëm 14 milionë euro te River Plate mesfushorin e talentuar në verën e vitit 2021.