LajmeMaqedoniTopLajm

Nënshkruhen dorëheqjet e nga ministrat e BDI-së

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi ka deklaruar se sot janë nënshkruar dorëheqjet nga ana e ministriva të BDI-së dhe të njejtat do ti dorëzohen kryeministrit Kovaçevski, respektivisht dorëheqjet u nënshkruan nga ana e Bujar Osmanit, Kreshnik Bekteshi, Fatmir Besimi, dhe Jeton Shaqiri, shkruan Grubi  përcjellë Top24

Sot, bashkë me Bujarin, Kreshnikun, Fatmirin dhe Jetonin, ia dorëzuam dorëheqjet tona Kryeministrit.
Për: Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski
Lënda: Dorëheqje
I nderuar Kryetar I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski,
Si bartës i funksionit të rëndësishëm publik, i vetëdijshëm për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe ardhmërinë e tyre e cila padyshim e ka vendin në familjen e madhe evropiane,
duke e pasur parasysh emërtimin e subjektit politik të cilit i takoj dhe i cili në parim e ka integrimin e vendit si në NATO, BE dhe raportet e ngushta dhe të afërta me SHBA,
duke e pasur parasysh kushtin e pahijshëm të opozitës për ti votuar ndryshimet kushtetuese në Kuvend,
duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e integrimit dhe ardhmërinë dinjitoze të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Po ua dorëzoj, i nderuar Kryetar i Qeverisë, dorëheqjen time nga pozita e Zëvendës Kryetarit të Parë të Qeverisë dhe ministrit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, të cilën ju lutem që ta aktivizoni në momentin kur opozita do ti votojë dhe do të hyjnë në fuqi ndryshimet e propozuara kushtetuese në Kuvend.
Ndjehem krenar dhe i nderuar nga besimi i liderit Ali Ahmeti, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe qytetarëve si dhe nga besimi juaj që të jem pjesë e Kabinetit reformues dhe integrues qeveritar dhe për mundësinë të ju shërbejë qytetarëve tanë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close