LajmeMaqedoniTopLajm

Nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtje të dëshmitarëve ndërmjet MPB-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Nënshkrimi i Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes së dëshmitarëve ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale përfaqëson vazhdimin e aktit të mbështetjes së Gjykatës në luftën kundër formave më të rënda të veprave penale. Aq më shumë që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka nënshkruar Statutin e Romës në vitin 1998 dhe është ratifikuar në vitin 2002, me të cilin është themeluar Gjykata Ndërkombëtare Penale, roli i së cilës është i përqendruar në luftën kundër format më të rënda të veprave penale – gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime të luftës dhe agresion.

Këtë, mes tjerash, e ka theksuar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë nënshkrimit të sotëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes së dëshmitarëve ndërmjet MPB-së dhe RMV-së dhe GJNP me seli në Hagë (Holandë), ndërsa i përfaqësuar nga Sekretari i kësaj instance juridike ndërkombëtare, Piter Luis, në Klubin e Deputetëve në Shkup.

Mbrojtja e kategorive më të ndjeshme të njerëzve, gjegjësisht viktimat dhe dëshmitarët të cilët duan të ndihmojnë në zbardhjen e veprave penale dhe në nxjerrjen e tyre para faqes së drejtësisë, ka theksuar ministri Spasovski, është përcaktim i secilës shoqëri demokratike. Ka shtuar se MPB në mënyrë aktive përfshihet në atë luftë globale kundër këtyre formave të veprave penale, të cilat përfaqësojnë kërcënim serioz për njerëzimin, sigurinë dhe integritetin e njerëzve dhe bashkësive.

Siç njoftuan nga MPB-ja, me këtë Marrëveshje vendoset kornizë juridike për bashkëpunim ndërmjet organeve kompetente pranë MPB-së dhe Sekretariatit të GJNP në nivel operativ, ndërsa rreth konkretizimit të masave për mbrojtje dhe aktivitetet e sigurisë, përmes relokacionit të viktimave, dëshmitarëve dhe persona të tjerë të cilët janë të ekspozuar në rrezik për shkak të dëshmimit të dhënë në përputhje me veprimet e Gjykatës.

“Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka krijuar dhe praktikon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve në bazë të marrëveshjeve për bashkëpunimin policor, marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve ose në bazë të reciprocitetit. Përvoja e deritanishme e policisë me vendet që kanë zhvendosur persona në territorin tonë është jashtëzakonisht pozitive, me respekt të qëndrueshëm dhe maksimal për besimin, profesionalizmin dhe dispozitat e përcaktuara të marrëveshjeve të lidhura. Unë jam i bindur se, me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje, Departamenti për viktima dhe dëshmitarë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale do të zgjerojë bashkëpunimin e saj me Njësinë tonë të Mbrojtjes së Dëshmitarëve, do të njohë dhe zbatojë këto parime të bashkëpunimit në këtë fushë jashtëzakonisht specifike dhe të ndjeshme të punës së policisë”,theksoi ministri Spasovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close