BotaLajmeMaqedoniTopLajm

EURACTIV: SHBA-të bëjnë presion mbi Bullgarinë që të heqë veton ndaj Maqedonisë

Sipas EUROACTIV, SHBAtë po përpiqen të bëjnë presion mbi Bullgarinë, me qëllim që të heqë bllokimin që e ka vendosur ndaj Maqedonisë, në rrugën drejt BE-së, dhe të përmirësohet korniza negociuese, transmeton Top24

Deputeti special i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, GAbriell Eskobar ka deklaruar se gabim është që Bullgaria të shfrytëzojë kontestin bilateral me qëllim që të pengojë aspiratat e Maqedonisë për BE-në. “Ata kontestin bilateral e kanë shndërruar në çështje multilaterale që ndikon tek ne”, është shprehur ai.

Siç përcjellë Euroactiv, disa zgjidhje të mira për zgjidhjen e kontestit janë vënë në tavolinë, ndërsa Uashingtoni do të vazhdojë të bëjë presion mbi Sofjen për gjetjen e një kompromisi.

Eskobar gjithashtu ka thënë se dëshiron të shohë fillimin e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë këtë vit, përshkak se dy vendet e meritojnë këtë.

Uashingtoni e mbështetë integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor që të ulet ndikimi kinez dhe ai rus në rajon.

Ndryshe, sot komesari evropian për zgjerim, Oliver Varhejli është në vizitë në Sofje dhe do të takohet me presidentin Rumen Radev dhe me ministrin e punëve të jashtme, Svetllan Stoev, ndërsa tema kryesore do të jetë vetoja ndaj Maqedonisë për integrim në BE.

Related Articles

Back to top button
Close
Close