
Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi mund të fillojnë në orët në vijim.
“Bisedimet janë planifikuar të fillojnë në orën 15:00 me orën e Moskës, por koha mund të ndryshojë për shkak të problemeve me logjistikën e delegacionit ukrainas”, tha për Interfax politologu bjellorus Yury Voskresensky, i cili është i afërt me organizatorët e takimit.
Delegacioni rus tashmë është nisur për në Bjellorusi, tha ai.
“Bisedimet do të zhvillohen në Belovezhskaya Pushcha në Shtëpinë e Gjahtarit, ku u mbajt raundi i dytë” shtoi Voslresensky.
Bisedimet mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas filluan në kufirin ukrainas-bjellorusi më 28 shkurt.
Raundi i dytë i bisedimeve u zhvillua më 3 mars.



