LajmeMaqedoniOpinionTopLajm

Nedai Shaholli: “Rikthimi i hamshorit në politikë!”

Shkruan: Nedai Shaholli

Pas një dekade të ‘vdekjes politike’ që thoni ju more shokë, rikthehet hamshori i partisë në aktivitetin politik së bashku me bashkëpunëtorë e tij duke rimarrë poste të rëndësishme në udhëheqjen e partisë.
Kësisoj, hamshori i partisë synon të kapi postin numër dy në qeveri, ashtu siç e ka patur një dekadë më parë kur kapërdisej dhe ‘djersitej nga puna’ në bordellon qeveritare pas ‘shfalerkave’ të tij, por që tani është bërë xheloz për faktin se pse një tjetër në atë detyrë dhe jo ai.

Tashmë që për hamshorin e partisë nuk ka më barriera të pakapërcyeshme për të marrë postin numër dy në qeveri nga ana e hamshorit përmes mbështetjes së bashkëpunëtorëve të tij, veç se po bëhen përgatitjet e fundit për t’i zëvendësuar të gjithë ministrat e partisë si të pasuksesshëm në kryerjen e detyrave.

Me të marrë postin e numrit dy në qeveri hamshori i partisë nuk është se do bëjë çudira apo do të sjellë ndonjë leverdi për popullin për t’ia parë hajrin me ardhjen e tij, por sepse ai e ka dëshmuar veten si kuadër mediokër në krye të qeverisë duke qënë vetëm një hamshor i ‘djersitur pas shfalerkave’ dhe jo një kompetent i përgjegjshëm në krye të qeverisë.

Me ndryshimet e mundshme qeveritare që do të bëjë premieri Dhimo nga presioni i partnerit qeveritar që thoni ju more shokë, nuk është se do ndryshojë gjendjen e shpartalluar të krizës ekonomiko-sociale, pasi vendi është zbrazur nga papunësia, ku të rinjtë ia kanë shkelur drejt perëndimit dhe se zëvendësimi i kokave të kungujve me koka të vjetra shalqinjësh nuk e zgjidh dot problemin.
Që thoni ju more shokë çfarë do të ndryshojë për të mirë pas zëvendësimit të kungujve me shalqinj në bordellon qeveritare?!
Vetëm një gjë ëshë e sigurtë se populli do thotë: ‘Iku Jonuzi erdhi Domuzi’!

Related Articles

Back to top button
Close
Close