
Sekretari organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nebi Rexhepin në emisionin e sotëm në TVM2 ka theksuar se protestat e studentëve janë legjitime dhe një e drejtë e mohuar pasi kjo problematikë është e zgjidhur dhe nuk ka nevoj për asnjë lloj zgjidhje tjetër pasi kjo është rregualluar me ligjin për përdorimin e gjuhëve, shkruan Top24
Rexhepi më tej shton se, neni 23 i ligjit për përdorimin e gjuhëve taksativisht përcakton zgjidhjen ligjore si për provimin e jurispondencës po ashtu edhe për shumë provime të tjera. Bashkimi Demokratik për Integrim ua ka përgaditur gati të gjith ligjet ndërsa VLEN duhet vetëm ti zbatoj por ju nuk mund as ti mbroni e as ti zbatoni.



