LajmeMaqedoni

Në viset malore reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të borës, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me të reshura të përkohshme të shiut, posaçërisht në pjesët veriperëndimore ku do të ketë bubullima të rralla. Në viset malore reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në zonat perëndimore do të fryjë erë e përforcuar perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 9, ndërsa ajo maksimale prej 13 deri 19 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 15 gradë Celsius.

Siç kumtojnë nga DPHM-ja, moti në vijim deri në fillim të javës së ardhshme do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i freskët, në disa vende me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Të premten më shumë reshje priten në pjesët jugore, ndërsa të dielën në më shumë vende. Për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë nëpër male, reshjet do të kalojnë në borë, derisa në viset më të larta do të formohet sipërfaqe e re e borës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close