
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projektet zhvillimore në vend po marrin mbështetje më të madhe në zonat ku ato zbatohen drejtpërdrejt, ndërsa kundërshtimet më të forta, sipas tij, vijnë kryesisht nga Tirana. Në një intervistë për France24, Rama u shpreh se “në Tiranë protestojnë ata që kundërshtojnë zhvillimin, ndërsa në Vlorë e mbështesin ata që përfitojnë drejtpërdrejt prej tij”.
Gjatë intervistës, kreu i qeverisë theksoi se zhvillimi ekonomik dhe investimet mbeten ndër prioritetet kryesore të mandatit qeverisës. Ai shtoi se debatet publike që shoqërojnë projektet e mëdha ndikohen edhe nga faktorë të jashtëm dhe interesa të ndryshme.
Sipas Ramës, qytetarët në Vlorë janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të projekteve zhvillimore, pasi përfitojnë drejtpërdrejt nga ndikimi ekonomik dhe infrastruktura që ato sjellin në zonë.



