
Aktorja Eliona Pitarka ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e saj më të fundit nga plazhi, ku shfaqet në një formë fizike për t’u admiruar.
E veshur me bikini të kuqe dhe blu, Pitarka ka ndarë disa poza verore që nxjerrin në pah linjat e saj trupore, duke marrë menjëherë komente dhe pëlqime të shumta në rrjetet sociale.
Ajo ka surprizuar jo pak fansat, pasi pas tre shtatzënive të njëpasnjëshme është shfaqur më në formë se kurrë. Krahas fotove, aktorja ka shkruar në anglisht: “Mommy of 3… Still causing confusion”.
Në një postim tjetër, Pitarka ka folur hapur për rrugëtimin e saj pas shtatzënive dhe kujdesin që i ka kushtuar vetes.
“Sot në plazh ndihem më rehat dhe më e sigurt se kurrë, dhe një pjesë e madhe e këtij vetëbesimi vjen nga kujdesi që i kam kushtuar vetes gjatë këtyre muajve”, shkruan ajo, duke treguar se trajtimet estetike e kanë ndihmuar të tonifikojë trupin, të përmirësojë pamjen e lëkurës dhe të zbusë dukshëm celulitin. “Pas tre shtatzënive, nuk bëhet fjalë për perfeksion. Bëhet fjalë për të ndihesh mirë në lëkurën tënde. Dhe pikërisht kështu ndihem sot”, shprehet ajo.
Fotot e publikuara kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për paraqitjen e saj.



